Lajme
“I dirigjuar nga bosët e prontomafisë”, Ramabaja sulmon Jasharajn, edhe pse nuk ia di pozitën e saktë
Demokracia
17:06 | 01 Shtator 2022

Share:

Sadri Ramabaja, njeriu i afërt i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka kritikuar Rrahman Jasharajn, pas grevës që ende është duke vazhduar.

Ai madje ka thënë se Jasharaj dirigjohet nga “bosët e prontomafisë”, derisa nuk e di se ai s’e drejton BSPK-në, por SBASHK-un.

Postimi i plotë i Ramabajës, pa ndërhyrje:

Më 3 shtator 1990 klasa punëtore e Kosovës me BSPK-në që kishte në ballë

Dr Hajrullah Goranin, shenjoi histori, të cilën e kujtojmë me krenari të ligjshme.

Sot, më 1 shtator 2022, BSPK-ja në krye me Rrahman Jasharin, e dirigjuar nga bosët e Prontomafisë, na bën të ndjehemi të pa dinjitetshëm përballë historisë.

Edukatorë, mësues e arsimtarë, nëpunës shtetëror… zgjohuni nga ky somnabolizëm i mbytur në turp!

Të ngjashme