Lajme
I digjet vetura me targa të Serbisë një personi në Mitrovicë
Demokracia
10:39 | 13 Nëntor 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrethana të panjohura është djegur një veturë me targa të Serbisë në Mitrovicë.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se në vendin e ngjarjes ka dal njësiti i zjarrfikësve dhe ka arrit të lokalizojë zjarrin.

“ZJARRVËNIE/Rr. Agim Ramadani, Mitrovicë 12.11.2022 – 03:56. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura i është përfshi nga zjarri vetura e tij me targa të Serbisë. Në vendin e ngjarjes ka dal njësiti i zjarrfikësve dhe ka arrit të lokalizojë zjarrin”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme