Vdekja e Katie Meyer – një portiere 22-vjeçare amerikane në ekipin e femrave të futbollit të Universitetit Stanford, ku ajo ishte gjithashtu kapitene – u konsiderua “e padyshimtë” sipas raporteve të hershme nga Departamenti i Sherifit të Qarkut Santa Clara, Kaliforni. Vajza u gjet e pajetë në dhomën e saj në kampus dhe ishte e qartë që në fillim se nuk kishte persona të tjerë të përfshirë në tragjedi.
Konfirmimi erdhi nga mjeku ligjor i qarkut, i cili tha se vdekja e saj ishte “e vetëshkaktuar”. Një mënyrë e ftohtë teknike për të thënë se Katie Meyer kreu vetëvrasje. Në fillim u mendua se vetëvrasja e futbollistes ishte e lidhur me pasojat e një operacioni të fundit në gju.
Pak ditë më parë e reja u ankua për dhimbjet që ende e mundonin, duke postuar një video në të cilën thoshte se atë mëngjes nuk kishte mundur të stërvitej intensivisht “sepse gjuri më është fryrë shumë”. Më parë, në fillim të shkurtit, ajo kishte dokumentuar gjithmonë përmes rrjeteve sociale operacionin të cilit i ishte nënshtruar.
Në rrjetet sociale Katie ishte shumë aktive, ashtu siç pasqyronte vitalitetin në jetën e përditshme. Një studente për marrëdhënie ndërkombëtare dhe histori në Universitetin prestigjioz Stanford, Meyer kishte postuar gjithashtu foto të saj me paterica pas operacionit, duke shkuar për kafe dhe duke luajtur me Lego të Star Wars. “Më në fund jam operuar për të përballuar dhimbjen nga të cilat kam vuajtur për rreth një vit – shkroi ajo në Twitter – kam një rikuperim të shkurtër (8 deri në 10 javë) derisa të kthehem plotësisht, por ia vlen vërtet të ndihem 100%. Shëndeti është pasuri, dhe unë jam në humor të mirë dhe e emocionuar për t’u kujdesur për trupin tim.”
Jo, gjuri dhe operacioni nuk kishin asnjë lidhje me veprimin tragjik te saj. Rikuperimi dukej se po shkonte mirë dhe portierja së shpejti do t’i rikthehej standardeve të performancës, ikona dhe kapitenja e ekipit që kishte arritur të fitonte kampionatin e futbollit për femra në NCAA në 2019-ën.
Një rezultat mahnitës në të cilin Katie kishte luajtur një rol vendimtar, duke pritur dy penallti në finale kundër Karolinës së Veriut dhe duke u bërë shumë e famshme në Shtetet e Bashkuara falë videos së festës së saj, e cila u bë virale me pas ne rrjetet sociale.
Të martën në mëngjes kjo kampione e re me një buzëqeshje diellore dhe ngjitëse u gjet e vdekur në dhomën e saj dhe tani prindërit e saj kanë thyen heshtjen për të zbuluar arsyet pse Katie ka shkuar drejt atij fundi te tmerrshem: “Po, ajo bëri vetëvrasje – konfirmoi nëna Gina në NBC News – Dy ditët e fundit janë si makthi më i keq i një prindi dhe nuk zgjohesh kurrë, është e tmerrshme. Mendoj se as nuk e kemi kuptuar se çfarë ka ndodhur, ne jemi ende te tronditur” Në kërkimin e tyre për përgjigje në lidhje me vdekjen e Katie, çifti tha se ata besojnë se vajza e saj mori një email në lidhje me masat e mundshme disiplinore nga universiteti.
“Katie po mbronte një shokun e skuadrës në kampus për një katiemeyer aksident dhe pasojat e mbrojtjes së saj për atë shok ekipi ka të ngjarë të kishin rezultuar në masa disiplinore” tha babai Steven.
“Ne nuk e kemi parë ende atë email – shtoi nëna – Ajo kishte marrë email për këtë çështje prej disa muajsh. Kjo ishte një lloj letre përfundimtare që thoshte se do të kishte një gjyq apo diçka tjetër. Kjo është e vetmja gjë qe ndoshta shkaktoi diçka tek ajo.”
Universiteti Stanford lëshoi një deklaratë në lidhje me besimin e Meyers se vajza e tyre do të përballet me një dënim të mundshëm kolegj: “I gjithë komuniteti ynë është i shkatërruar nga vdekja e Katie dhe ne ndajmë ngushëllimet tona më të thella për familjen e Katie dhe të gjithë ata që e njohën atë në Stanford, në të gjithë vendin dhe në mbarë botën. Katie ka prekur kaq shumë jetë.
Ne nuk mund të ndajmë informacione për çështjet konfidenciale disiplinore të studentëve. Ne, si komunitet universitar, vazhdojmë të vuajmë së bashku me familjen e Katie dhe të duam kujtimet tona për të” “Ka ankth dhe stres për të qenë perfekt, për të qenë më i miri, për të qenë numër një”, tha Gina, e ema e fatkeqes.
Biseda e fundit e Meyers me vajzën e tyre u zhvillua në FaceTime vetëm disa orë para se ajo të vriste jetën. “Ajo ishte e emocionuar – tha nëna e saj – Ajo kishte shumë gjëra për të bërë. Por ajo ishte e lumtur. Ajo ishte në një humor të shkëlqyer”. “Katie e zakonshme gazmore,” shtoi babai i saj… Familja Meyer shpreson të nisë një debat tani për hapjen e komunikimit midis prindërve dhe universitetit. Prindërit shpesh nuk paralajmërohen për atë që po ndodh me fëmijët e tyre, sepse shumica e studentëve të kolegjit janë mbi 18 vjeç dhe konsiderohen të rritur, por Meyers mendojnë se kanë humbur një shans për të shpëtuar vajzën e tyre vetëm nëse e dinin se për çfarë po kalonte.
“Tani për tani ne thjesht po luftojmë të dimë se çfarë ndodhi dhe pse ndodhi – përfundoi Gina Meyer, e cila kishte veshur xhupin e kuq të Katie-t gjatë intervistës – Ne jemi vetëm zemërthyer”.