Lajme
I dërguari i Papës sulmohet me armë zjarri në Ukrainë
Demokracia
23:02 | 17 Shtator 2022

Share:

Kardinali Konrad Krajewski u sulmua sot teksa dërgonte ndihma humanitare në emër të Papa Françeskut pranë qytetit ukrainas të Zaporizhia, raporton Vatican News.

Kur mbaruan shkarkimin e dërgesës së ndihmës për banorët vendas, kardinali Krajewski dhe shoqëruesi i tij u qëlluan me armë të lehta.

Krajewski nuk u lëndua në incident dhe vazhdoi misionin e tij, thuhet në raport.

Kjo është vizita e katërt e kardinalit polak, prefekt i Dikasterit për Ministrinë e Mëshirës, në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt. Ai së pari vizitoi Odessa dhe më pas Zaporizhia. Ai pritet gjithashtu të vizitojë Kharkiv.

Të ngjashme