Lajme
I dërguari gjerman: Kosova e ka të qartë se duhet të diskutohet për formimin e Asocaicionit
Demokracia
21:15 | 07 Dhjetor 2022

Share:

I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha sot në Bruksel se Kosova e di se duhet të diskutohet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është rënë dakord në vitin 2013 me  Marrëveshjen e Brukselit dhe mendoj se është e qartë për Prishtinën se ky diskutim duhet të bëhet”, tha Sarrazin për Tanjug, transmeton Demokracia.com.

Për situatën aktuale në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Sarrazin, i cili sot mori pjesë në panelin e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, të organizuar nga “Miqtë e Evropës”, thotë se situata është e tensionuar. /Demokracia.com/

Të ngjashme