ShowBiz
I dërgoi vazhdimisht dronë sa ishte në BBVA 2| Luiz Ejlli befason fansin, shkon për t’i kënduar në dasmë
Demokracia
21:14 | 21 Korrik 2023

Share:

Luiz Ejlli nuk ka dyshim se ka qenë një nga emrat më të komentuar të këtij viti.

Kjo për shkak të pjesëmarrjes në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, nga i cili doli edhe fitues.

I njëjti fitoi zemrat e publikut gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ndërkohë që i janë dërguar shpesh edhe dronë nga fansat e miqtë.

Foto: Screenshot/Instagram

Njëri që i ka dërguar vazhdimisht drone në BBVA 2 ishte dhe një djalë me emrin Krist.

Ky i fundit mbrëmë (e enjte) ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë dhe në këtë ceremoni nuk mungoi as artisti shkodran.

Foto: Screenshot/Instagram

Luizi në një postim në rrjete sociale zbuloi se ka shkuar për t’i kënduar në dasmë në shenjë falënderimi për atë që bëri kur ishte brenda.

“Faleminderit për dronat Kristi. Ishte minimumi që mund të bëja për ty. Të trashëgohesh”, ka shkruar Ejlli.

Foto: Screenshot/Instagram

Për Luizin kanë bërë edhe shumë më shumë, si këngë, tatuazhe e madje i kanë premtuar edhe shtëpi.

Të ngjashme