Kuriozitete
I dënuari i përjetshëm u arratis në Nevada – pas katër ditëve u zbulua se nuk ishte në qeli
Demokracia
09:33 | 01 Tetor 2022

Share:

Kreu i Departamentit të Korrektues të Nevadës ka dhënë dorëheqje me kërkesë të guvernatorit të shtetit amerikan pasi u zbulua se një i burgosur i përjetshëm jo vetëm që u arratis nga burgu, por se një gjë e tillë nuk është hetuar për katër ditë të plota.

Sipas raportit, Guvernatori Steve Sisolak “kërkoi dhe mori dorëheqjen e Drejtorit të Burgjeve, Charles Daniels, me efekt menjëherë dhe gjashtë oficerë burgu u pezulluan”.

Porfirio Duarte-Herrera, i dënuar me burgim të përjetshëm për shpërthimin e vitit 2007, u arratis më 23 shtator nga burgu i Shkretëtirës Jugore pranë Las Vegasit. Askush nuk e vuri re se kjo ndodhi për katër ditë, raporton washingtonpost.

Steve Sisolak

Duarte-Herrera, 42 vjeç, u kap në mes të Las Vegas të mërkurën mbrëma, duke u përpjekur të hipte në një autobus që do ta dërgonte jashtë qytetit.

Bugru i “Shkretëtirës së Jugut” është klasifikuar si një objekt i sigurisë së mesme dhe administrata e tij nuk e bëri të ditur zhdukjen e Duarte-Herrera deri të martën.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm për përdorimin e një pajisjeje të punuar me dorë, të aktivizuar nga distanca për të shpërthyer jashtë një kazinoje në Las Vegas, duke vrarë një person.

Policia e Las Vegas tha se mori një informacion të mërkurën në mbrëmje se një person që përputhej me përshkrimin e të arratisurit ishte në zonën e tyre. I dyshuari është arrestuar dhe identiteti është konfirmuar.

Të ngjashme