Lajme
I dehuri plagos 4 kalimtarë në Selanik, më pas i rreh
Demokracia
23:25 | 17 Shtator 2021

Share:

Një incident me të shtëna armësh ndodhi të premten pasdite në Selanikun perëndimor. Sipas informacioneve na mediat greke një person, i cili ishte në gjendje të dehur, doli në ballkonin e shtëpisë së tij dhe hapi zjarr me një karabinë.

Ngjarja ka ndodhur në një vendbanim rom pranë Unazës në zonën e Kordelio. Katër persona që ishin aty pranë u plagosën lehtë nga plumbat. Por sikur të mos mjaftonte kjo, makthi për ta nuk përfundoi, pasi u sulmuan dhe u rrahën.

Brenda pak minutash, forca të shumta policie shkuan në vendngjarje. Të plagosurit dhe protagonisti i dhunës shkuan në qendrën shëndetësore ndërsa më pas autori i kësaj ngjarje u vë në pranga ku edhe u mësua se ishte në gjendje të dehur. /abcnews.al/

Të ngjashme