Lajme
I dehur kapet në flagrancë duke vjedhur në një lokal, arrestohet
Demokracia
08:58 | 11 Janar 2023

Share:

Një burrë në Podujevë është arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi në gjendje të dehur është kapur në flagrancë duke vjedhur një lokal.

I dyshuari kishte arritur që të vjedhte disa veshmbathje dhe në tentativë duke ikur është arrestuar me ç’rast ju ka shkaktuar lëndime edhe zyrtarëve policorë.

“Rruga “Xhemail Mustafa”, Podujevë 10.01.2023-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur është kapur në flagrancë duke kryer veprën e cekur në një lokal i cili ishte i mbyllur-pronë e viktimës femër kosovare. I dyshuari pasi kishte vjedhur disa gjësende vesh-mbathje në tentativë për të ikur nga vendi i ngjarjes është ballafaquar me zyrtarët policorë ndaj të cilëve ka bërë rezistencë aktive ku për pasojë lëndime kanë pësuar zyrtarët të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa pritet të bëhet intervistimit i tij pas këndelljes nga alkooli” thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme