ShowBiz
I dashuri i Arbanës i reagon Donaldit
Demokracia
12:27 | 21 Shkurt 2022

Share:

Regjisori Eduart Grishaj ka komentuar sot në emisionin ‘Wake Up’  televiziv debatin që pasoi shpallja e fituesit të Big Brother.

Mërzia e Donaldit për fitoren e Ilirit ka qenë kryefjalë e mediave rozë në këto dy ditët e fundit, aq sa ka shkaktuar dhe tërheqjen e vëllerzërve Veshaj nga emisioni që kishin planifikuar në Top Channel.

Grishaj është shprehur se të 4 finalistët kanë qenë fitues në mënyrën e tyre, dhe vetëm një do ta fitonte çmimin e madh.

E kishit parasysh që do ketë njerëz të mërzitur përpara se të hapej zarfi?

Grishaj: Ne jemi mësuar me këtë gjë. Nuk njoh asnjë shqiptar që pranon humbjen. Asnjë nga 4 finalistët nuk ka humbur. Është problem i madh ky. Një do e fitoj çmimin e  madh. Të gjithë konkurrentët kanë dalë fitues.

Të gjithë kanë dalë me dinjitet. Në asnjë Big Brother tjetër konkurrentët nuk kanë fituar kaq shumë, shtëpi, suport nga TCH, produksioni.

Të ngjashme