Një i burgosur në Dubravë është duket u hetuar për dy vepra penale “lëndim i lehtë trupor” dhe “vrasje në tentativë”.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari më 17 dhe 18 nëntor ka sulmuar dy viktima në burg gjë që edhe e ka pranuar.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR & VRASJE NË TENTATIVË/Qendra Korrektuese Dubravë 17-18.11.2022 – 18:35-10:20. Raportohet se në Qendrën Korrektuese Dubravë, i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprat e lart-cekura. I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se i ka sulmuar dy viktimat.
Më tej thuhet se i dyshuari dhe viktimat janë në vuajtje të dënimeve në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Sipas Policisë në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit./Demokracia.com/