Lajme
I burgosuri në Dubravë e sulmon një tjetër fizikisht
Demokracia
09:34 | 25 Prill 2023

Share:

Një i burgosur ka sulmuar fizikisht një të burgosur tjetër në Burgun e Dubravës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të dielën në ora 22:20.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Burgu i Dubravës 23.04.2023 – 22:20. Nga zyrtarët korrektues është raportuar se pas një mosmarrëveshje, një i burgosur mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht të burgosurin tjetër mashkull kosovar”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë i lënduari ka pranuar tretman mjekësor. /Demokracia.com

Të ngjashme