Lajme
“I bukur, veç hundën pak të madhe”, bashkëshortja e Bali Muharremajt tregon përshtypjet e para për të
Demokracia
23:05 | 30 Tetor 2022

Share:

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka qenë i ftuar në emisionin ‘Kendiv’ së bashku me bashkëshorten e tij.

Çifti kanë ndarë detaje nga jeta e tyre personale, teksa kanë treguar për fillet e para të lidhjes së tyre.

Bashkëshortja e tij duke qeshur ka treguar përshtypjet e para që ka pasur ndaj Muharremajt.

“Nuk jam xheloze se kam besim. Mundohem me bë xheloze këtë por kurrë s’kam mujt me vërejt. Më ka pëlqy që ka studiu se në atë kohë ka pas pak njerëz me fakultet. Mu ka dukë shumë i bukur vetëm hunda pak mu ka duk e madhe. Ka qenë inteligjent, bisedën e parë më ka lënë shumë përshtypje të mirë. Nuk e kam mendu ndonjëherë se do bëhet kryetar. Të gjithë e kanë ditë se e dua një burrë me fakultet. Pas lufte ka punu edhe mjeshtër krahu, shoqet më pas më ngacmonin më thoshin burrin e ke sharrëxhi”, ka thënë ajo.

Të ngjashme