Lajme
I bllokuar nga votimi paraprak në dy shtete/ A mund të kandidojë ende Trump për president?
Demokracia
13:05 | 30 Dhjetor 2023

Share:

Fillimisht ishte Gjykata e Lartë e Kolorados që vendosi se ish-Presidenti Donald Trump nuk do të kandidonte për president. Më pas, sekretarja demokrate e shtetit të Meinit vendosi të njëjtën gjë. Të dyja vendimet janë historike.

Gjykata e Kolorados ishte gjykata e parë që mori një vendim ndaj një kandidati për president duke u bazuar tek një kufizim që parashikon kushtetuta, dhe që është përdorur rrallë kundër atyre që janë “përfshirë në kryengritje”.

Sekretarja e Shtetit të Mein është zyrtarja e parë e lartë që merr përsipër çështje zgjedhore, dhe që ndërmori një veprim të tillë për të hequr një kandidat presidencial nga fleta e votimit, sipas së njëjtës dispozitë.

Zbatimi i të dyja vendimeve është pezulluar në pritje të zhvillimit të proceseve ligjore.

Të ngjashme