ShowBiz
I afron këmbën te fytyra – eskalon situata mes Olës dhe Vserlos në Big Brother VIP
Demokracia
08:56 | 20 Shkurt 2025

Share:

Vserlo ka marrë vëmendje të madhe gjatë këtyre ditëve në Big Brother VIP Albania 4.

Ai ka krijuar situata të ndryshme e ka ngacmuar thuajse të gjithë banorët që janë në format.

E së fundmi pati një debat të ashpër me konkurrenten e re, Olën, ku kjo e fundit për pak sa nuk e preku me këmbë në fytyrë.

“Largohu. Mua mos mu afro. Kujt i tregon këmbët”, kanë qenë disa nga fjalët që janë thënë më tone të larta.

E më pas ndërhyri edhe Aldo, i cili tentoi të qetësonte situatën mes tyre në dhomë të gjumit.

Vserlo ka pak ditë që ka hyrë në shtëpi, por që i ka bërë lëmsh thuajse të gjithë.

Pritet të shihet se si do të jetë loja e tij në vazhdim dhe a do të mund të qëndrojë gjatë në format. /Telegrafi/

Të ngjashme