COVID-19KosovaSot:728 Të gjitha:166,862|Bota 329,154,731
Lajme
Hysni Gucati përfundon dëshminë e tij para trupit gjykues në Hagë
Demokracia
17:32 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Share:

Share

Tweet

Granit Xhaka tregon të vërtetën: Kjo është arsy... Tema e cila ka preokupuar gjithë shqiptarët ndër vite ishte mos ardhja e Granit Xhakës për ta p...

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati e ka përfunduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë. Deklarata e tij me shkrim është pranuar nga trupi gjykues si provë materiale e mbrojtjes. Gjykimi ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK do të vazhdojë nesër me dëgjimin e dëshmitarit tjetër të mbrojtjes.

Në ditën e tretë të dëshmisë së tij, Gucati ka thënë se pasi ka parë paketën e parë me dokumente, që nga një person i panjohur kishte arritur në zyrat e organizatës, nuk ka qenë në dijeni se mund të ketë informacione konfidenciale.

Sipas tij, paketa e parë nuk ka pasur shënim për konfidencialitet.

“Çka kam parë unë, pjesa dërmuese mund të them nuk kanë qenë konfidenciale. Kjo është shumë reale, pjesa dërmuese e paketës nuk kanë qenë dhe kjo ka qenë arsyeja që unë nuk e kam vërejtur që shkruan konfidenciale. Kjo është shumë reale çka po them. Paketa e parë nuk ka pasur. Shumica mund të them kanë qenë jo konfidenciale, se në paketën e parë kanë qenë materiale të gjykimeve të kaluara”, ka thënë Gucati.

Ai ka thënë që krerët e OVL-UÇK-së kanë marrë vendim për thirrje të konferencave për shtyp dhe bërjes publike të ngjarjes meqë nuk i kanë besuar personit që po i linte dokumentet në organizatë dhe sipas tij i njëjti do të mund të fajësonte OVL-UÇK.

“Ne nuk i kemi besuar atij personi, ai ka mundur edhe të fotografojë edhe të shkruajë në një Facebook të rrejshëm dhe të thotë se unë kam dërguar dokumentacione në organizatë dhe ne të na lë fajin. Kjo ka qenë arsyeja gjithmonë pse ne e kemi bërë atë informim përmes mediave. Kjo ka qenë arsyeja jonë. Besoj ka qenë një arsye shumë e fortë, për arsye se te ne është krijuar një pabesi dhe ne kemi menduar që është dikush t’u na qit në lajthitje neve dhe mund të na merr edhe në qafë. Kjo ka qenë arsye pse e kemi bërë këtë, duke menduar që zotëria do të fotografojë vendin dhe do të thotë se unë kam çuar dokumente këtu, dhe kjo ka qenë arsyeja pse jemi ngut dhe kemi bërë këtë shumë shpejtë që të jetë i informuar opinioni”, ka thënë ish-kreu i OVL-UÇK.

Vendimin për të thirrur konferencën ka thënë ta ketë marrë me Nasim Haradinajn, Faton Klinkun e anëtarë të tjerë të kryesisë së ngushtë të OVL-UÇK.

Gucati ka përsëritur qëndrimin e tij kundër Gjykatës Speciale duke thënë se e njëjta do të duhej të punonte për zbulimin e të gjitha krimeve në Kosovë dhe jo të vepronte kundër shqiptarëve.

Pas përfundimit të dëshmisë së tij, trupi gjykues në krye me Charles Smith III ka urdhëruar mbrojtjen që brenda datës 17 dhjetor 2021 të nxjerrë versionin publik të redaktuar të deklaratës së Gucatit.

“Trupi gjykues e pranon deklaratën me shkrim në prova, të zotëri Gucatit, në dhënien e dëshmisë sipas rregullës 154 të rregullores. Mbrojtja e zotëri Gucatit urdhërohet që të nxjerrë brenda datës 17 dhjetor 2021 një version publik të redaktuar të deklaratës duke hequr emrat e paragrafit 36”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

Gjyqi ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt do të vazhdojë nesër me dëgjimin e dëshmitarit 1241 pas së cilit pritet të dëgjohen edhe pesë dëshmitarë të tjerë të mbrojtjes.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Të gjitha