Sport
Hyseni thotë se Gjilani udhëtoi për fitore te Llapi, tregon edhe kur largohet nga posti i trajnerit
Demokracia
18:05 | 08 Maj 2022

Share:

Gjilani ka shënuar fitore të rëndësishme në luftën për vendin e dytë në renditjen tabelore.

“Kuqebardhët” triumfuan 2:4 në udhëtim te Llapi, në kuadër të javës së 34-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i përkohshëm i Gjilanit, Alban Hyseni tha se Gjilani kishte udhëtuar për tri pikë në Podujevë.

Hyseni në fund zbuloi edhe datën kur e përfundon punën si kryetrajner i Gjilanit.

“Fitore e rëndësishme, duke ditur që kishim kundërshtar Llapin që kërkon vendin e dytë. Nuk kemi ardhë për barazim, erdhëm për fitore. Puna ime është e definuar unë jam trajner deri me 22 maj, besoj që ta dhash përgjigjen“, tha trajneri Alban Hyseni për ART Sport./Demokracia.com/

Të ngjashme