Lajme
Hyseni thotë se aplikimi në KE do të dështojë: Kam informata që Italia e ka lutur Kosovën të mos aplikojë
Demokracia
21:40 | 11 Korrik 2022

Share:

Ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, ka thënë se aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të jetë i pasuksesshëm dhe se qeveria ka qenë e vetdijshme për këtë dhe prapë ka aplikuar.

“Ai bën veprime si aplikimi për anëtarësim në Këshill të Evropës, duke qenë plotësisht të vetëdijshëm që ai aplikim është i pasuksesshëm. Por ai e bën sepse mjafton t’i thotë popullit që kanë aplikuar. Më askush nuk merret me atë. Bravo, qe këta të tjerët nuk paskan qenë të zotë të shkruajnë një copë letër, e ky po e bën”, thotë Hyseni në emisionin Pressing në T7.

Hyseni shton se ka informata kredibile se Italia, si kryesuese e KE-së, e ka lutur Kosovën që të mos aplikojë në këtë kohë.

“Kam informata kredibile, që Italia që është kryesuese e Këshillit të Evropës, e ka lutur Kosovën që të mos aplikojë. E këta dalin me deklarata që ka përkrahje. E shko në të gjitha shtetet e botës perëndimorë se a e përkrahin anëtarësimin e Kosovës në KE, natyrisht që të thonë po. Por nëse i pyet nëse e përkrahin në periudhën e tanishme në këtë situatë, ata të thonë jo”, shton ai.

Të ngjashme