Lajme
Hyseni: Rugova nxori Kosovën në tregun politik ndërkombëtar, askush s’dinte më mirë se ai si bëhet ajo punë
Demokracia
21:20 | 11 Korrik 2022

Share:

Duke folur në emisionin Pressing të T7, anëtari i hershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skënder Hyseni, ka thënë se askush më mirë se ish-presidenti Ibrahim Rugova nuk e ka ditur më mirë se si ta ndërkombëtarizojë çështjen e Kosovës.

“Historinë e shtetit të Kosovës duhet pa në vijimësi, jo copa copa”, ka theksuar ai.

Ai ka thënë se Rugova ishte i parë që e bëri problemin e Kosovës ndërkombëtar.

“Ibrahim Rugova e ka kuptuar në thelb. Askush ma mirë nuk e ka ditë se si bëhet ajo punë. Nxjerrja e Kosovës në tregun politik ndërkombëtar, kur s’e ka njohur askush fare”, ka thënë ai.

Hyseni ka përshkruar pse Rugova ishte kaq i veçantë.

“Shfaqja e Rugovës si figurë letrare rebele, si një rebel në relacionet letrare me entitetet e ish-Jugosllave, shoqatat letrare të ish-Jugosllavisë. Kjo e ka nxjerrë Ibrahim Rugovën si një figurë që mendon ndryshe, që ka një qasje tërësisht perëndimore. Rugova e ka parë tërësisht të ndarë relacionin politikë-religjion”, ka thënë ai.

Të ngjashme