Drita dhe Gjilani kanë barazuar në derbin më të madh të futbollit kosovar, që i takoi javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Dy ekipet gjilanase barazuan 0:0 në takimin e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, shkruan Demokracia.com.
Trajneri i përkohshëm i Gjilanit, Alban Hyseni pas ndeshjes komentoi sfidën, duke treguar se ku kishte vështirësi skuadra e tij.
Ai në fund tregoi edhe objektivin e Gjilanit për këtë sezon.
“Realisht e filluam ndeshjen shumë mirë. Por, prej minutës së 20-të, i patëm disa momente të vështira, megjithatë e morëm veten. Në pjesën e dytë dolëm nga presioni. Mbetet të shihet në fund të sezonit, ta analizojmë se ku kemi gabuar në këtë edicion. Pozita e dytë do të ishte më e mira për këtë sezon”, ka thënë Hyseni për ArtSport.
Me barazimin e Gjilanti dhe Dritës, festa për titullin e parë në histori për Ballkanin ka nisur në Suharekë.
Ballkani e ka siguruar matematikisht titullin kampion, pak xhiro para fundit./Demokracia.com/