Ish-Koordinatori Shtetëror për Dialog, Skënder Hyseni, i doli në mbrojtje ish-presidentit, Hashim Thaçi, i cili momentalisht gjendet në paraburgim në Hagë.
Hyseni tha se si është e mundur që raporti i Freedom House ta përmendë Thaçin si person i lidhur me krimin dhe korrupsionin kur ai është në burg, ndërkohë që raporti është vjetor.
“Ndoshta dikush ka harruar atje se një nga emrat është në burg, tash e një vit”, shtoi Hyseni me ironi.
Hashim Thaçi ka më shumë se një vit që gjendet në paraburgim në Hagë.