Sport
Hyseni: Nuk jemi të kënaqur me barazim, e kemi merituar fitoren kundër Llapit
Demokracia
16:15 | 13 Mars 2022

Share:

Ndihmëstrajneri i Gjilanit, Alban Hyseni është shprehur i pakënaqur me rezultatin e arritur kundër Llapit, në kuadër të javës së 25-të kampionale.

Gjilani barazoi 1:1 me Llapin në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, shkruan Demokracia.com.

Hyseni tha se skuadra që u drejtua nga ai e ka merituar fitoren ndaj llapjanëve.

“Nuk jemi të kënaqur me këtë rezultat pasi dihen objektivat. Në 20 minutat e para nuk ishim në element. Në pjesën e dytë kishim më shumë, e kontrolluam ndeshjen. Futbollistët e dhanë maksimumin dhe dëshira për fitore nuk mungoi. Duke e parë se si kemi luajtur në pjesën e dytë, besoj se në këtë ndeshje e kemi merituar fitoren. Kemi bërë disa lëvizje taktike ku kemi tentuar të ndalim Llapin dhe me disa ndërrime ta freskojmë ekipin”, tha pas ndeshjes Hyseni për Art Sport. /Demokracia.com/

Të ngjashme