Lajme
Hyseni: Kurti dhe Osmani bënë gabime amatoreske politike, hoqën nga tavolina njohjen e ndërsjellë
Demokracia
22:29 | 15 Mars 2023

Share:

Ish-ministri i jashtëm, Skënder Hyseni, ka hedhur kritika në drejtim të liderëve të shtetit, Kurti dhe Osmani, si dhe partive opozitare, duke thënë se nuk po dinë s’i t’i interpretojnë zhvillimet gjeopolitike.

Ai ka përmendur PDK-në dhe LDK-në, në mesin e dy partive të opozitës që tha se i bashkohen Kurtit dhe Osmanit, në keqinterpretim.

“Jo vetëm LDK por në rend të parë qeveria Kurti, dhe binomi Kurti – Osmani, por me gjasë edhe një pjesë e mirë e opozitës, gjatë vitit të fundit kanë dështuar keq që të lexojnë zhvillimet gjeopolitike. Një pjesë e opozitës, PDK dhe LDK”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Hyseni e ka akuzuar Osmanin dhe Kurtin, se kanë bërë gabime “amatoreske politike”, duke e hequr nga tavolina njohjen e ndërsjellë.

“Kur them që kanë dështuar keq t’i lexojnë zhvillimet, janë duke i interpretuar në mënyrë të gabuar. Plani franko – gjerman është në tavolinë për të mbyllur çdo mundësi përshkallëzimi të situatës në Kosovë. Ky është interesi i vetëm dhe jetik i bashkësisë ndërkombëtare. Pas agresionit rus në Ukrainë, zhvillimet gjetiu politike, janë interpretuar gabimisht skajshmërisht nga Kurti dhe Osmani dhe në pajtim me këtë interpretim të gabuar të këtyre zhvillimeve, ata kanë bërë gabime amatoreske politike, me disa lojëra në veri, me eksperimentesh targash, teneqeve, në vend që t’i japin kohë asaj që ishte dialog i përqendruar me njohje të ndërsjellë”, tha ai.

Të ngjashme