Lajme
Hyseni i ashpër me Abdixhikun: Kurti është shefi i tij, është legjitime të deklarohet se është më të
Demokracia
08:08 | 16 Dhjetor 2023

Share:

Ish-zyrtari i lartë i LDK-së, Skënder Hyseni, ka kritikuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për aferësi me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Duke ironizuar me qëndrimin e LDK-së në seancën e adresimit të presidentes Osmani në Kuvendin e Kosovës, ai ka thënë se Abdixhiku është dashur të votonte edhe Fondin Sovran të Qeverisë Kurti, të cilin Kuvendi e ka miratuar në orët e vona të së premtes.

“Meqë qëndroi në sallë të Kuvendit për të dëgjuar pollavrat e noterës së Kurtit, të ashtuquajturës presidente, Lumi i Rrugës së Re duhej te qëndronte po aty dhe të votone edhe Fondin Sovran të shefit të tij! Është krejt legjitime të deklarohet se është bashkë me ta në misionin e shkatërrimit të çdo gjeje!”, ka shkruar Hyseni në profilin e tij në “Facebook”.

Të ngjashme