Sport
Hyseni: Gjilani e meritoi fitoren ndaj Malishevës
Demokracia
16:17 | 19 Shkurt 2023

Share:

Gjilani dhe Malisheva kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 20-të kampionale në elitën e futbollit kosovar.

90 minutat në stadiumin ndihmës në Gjilan u mbyllën 2:2, shkruan Demokracia.com.

Ndihmëstrajneri i Gjilanit, Alban Hyseni ka folur pas ndeshjes duke thënë se kanë merituar më shumë se një pikë.

“Ne kemi dominuar në këtë ndeshje si me raste ashtu edhe me posedim të topit dhe gjithçka tjetër”, deklaroi ai për ArtSport.

“Mendoj se kemi merituar më shumë, por ky është futbolli dhe ndalesh në barazim”, u shpreh Hyseni./Demokracia.com/

Të ngjashme