Sport
Hysaj paralajmëron Ermal Krasniqin me shokë: Lazio synon ta fitojë Ligën e Konferencës
Demokracia
18:17 | 15 Shkurt 2023

Share:

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj ka folur në një konferencë për media në prag të takimit të Lazios me CFR Cluj në Ligën e Konferencës.

Reprezentuesi shqiptar theksoi se Lazio synon ta fitojë trofeun e Ligës së Konferencës këtë edicion.

Hysaj ndër tjerash vlerësoi edhe skuadrën rumune, duke shtuar se ka disa futbollistë të rrezikshëm.

“Të gjithë duam të fitojmë, të kesh një trofe shtesë në vitrinë është gjithmonë mirë. Ne duam të arrijmë deri në fund. Kemi parë disa video, siç tha trajneri, kemi parë pak lojë në fushë. Por janë 3-4 lojtarë që bëjnë diferencën dhe janë të rrezikshëm, nuk duhet të pranojmë asgjë”, tha Hysaj në konferencë, njofton “LazioNews“, transmeton Demokracia.com.

LEXO EDHE: 

Sarri deklarohet para ndeshjes me CFR Cluj, e përmend me theks të veçantë edhe Ermal Krasniqin

Përveç Hysajt, në konferencë për media foli edhe trajneri i Lazios, Maurizio Sarri që ndër tjerash e përmendi me theks të veçantë edhe futbollistin kosovar, Ermal Krasniqin i cili luan për Cluj.

Përballja e parë ndërmjet Lazios dhe CFR Cluj zhvillohet të enjten me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Olimpico” në Romë./Demokracia.com/

Të ngjashme