Lajme
Hysa: Abazoviq shkeli në vijë të kuqe, vendimi i Gjukanoviqit i logjikshëm
Demokracia
09:22 | 11 Korrik 2022

Share:

“Vendim i logjikshëm pas vendimit të Dritan Abazoviq, i cili qartazi e ka ditur se është duke shkelur në një vijë të kuqe sensitive, duke rrezikuar një koncept të mbështetjes konsensuale”.

Kështu e ka vlerësuar ish-ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa, vendimin e së dielës së Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) për të tërhequr mbështetjen ndaj qeverisë së pakicës së Dritan Abazoviq, pas miratimit të draft-kontratës me Kishën Ortodokse Serbe.

“Koncepti i mbështetjes konsensuale të cilën Abazoviq e ka rrezikuar”, Hysa për Albanian Post tregon se ka qenë “mundësia e hyrjes së shpejtë në proceset integrative evropiane”.

Pyetur nga AP nëse tërheqja e mbështetjes së DPS-së, e cila edhe është formacioni më i madh parlamentar partiak me 29 deputetë, çon në rrëzimin e qeverisë, Ylber Hysa thotë se “Problemi tani është që proceduralisht nëse ngritët mocioni i mosbesimit, i cili edhe është ngrit nga SD-ja, pra është brenda parlamentit, pyetja është nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për të bërë 41 vota për të rrëzuar qeverinë”.

Si skenar të mundshëm që mund të prodhohet, ish-ambasadori thotë se “Abazoviq mund të vazhdojë të mbes në një limbo, si zombie, me vota të cilët nuk nuk mund ta kontestojnë legjitimitetin e tij, por as [atë] që e ka legjitimitetin për të vazhduar qeverisjen”.

Partia e Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, të dielën doli me një qëndrim unanim se qeveria e Malit të Zi ka dal jashtë suazave të agjendës evropiane, për çka edhe ka pasur mbështetjen në rend të parë, dhe ka miratuar kontratën me Kishën Ortodokse Serbe duke dëmtuar interesat kombëtare.

Në anën tjetër, Social Demokratët kanë iniciuar në procedurë parlamentare shkurtimin e mandatit të qeverisë së Dritan Abazoviq.

Të ngjashme