Lajme
Hyri në det për të shpëtuar njërin nga djemtë e mitur, u mbytën të 3, si ndodhi tragjedia në plazhin e Kavajës
Demokracia
16:10 | 09 Korrik 2023

Share:

Një 50-vjeçar bashkë me dy djemtë e tij janë mbytur në bregdetin e Kavajës.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në plazhin Vila-Boshtovë.

Janë bërë të ditura detaje shtesë rreth rastit tragjik.

Raportohet se dallgët ishin shumë të mëdha dhe në fillim e kanë rrëmbyer njërin prej djemve.

Ndërkaq, burri bashkë me djalin tjetër tentuan që ta shpëtojnë, shkruan Abcnews.al

Të ngjashme