Lajme
Hyri ilegalisht në Kosovë, arrestohet shtetasi serb
Demokracia
09:38 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Është arrestuar një shtetas serb pasi ka kaluar ilegalisht kufirin e Kosovës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur dje para mesditës ku gjatë patrullimit në Leposaviq është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje shtetasi serb ndërsa vetura i është konfiskuar, përcjell Demokracia.com

‘’Fsh. Postenjë, Leposaviq 07.12.2021 – 11:40. Policia gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin mashkull shtetas i Serbisë,  pasi që i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republika e  Kosovës. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura i është konfiskuar’’, thuhet në raportin e PK-së./Demokracia.com/

 

Të ngjashme