Policia e Kosovës ka njoftuar se dy gra dhe një mashkull, shtetas serbë, janë arrestuar pasi kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, raporton Demokracia.com.
Rasti ka ndodhur gjatë ditë së mërkurë rreth orës 19:45.
Tutje thuhet se gjatë kontrollit në veturë janë gjetur edhe disa mjet pune të cilat janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“KALIM ILEGAL I KUFIRIT /Fsh. Koshuticë, Leposaviq, 02.05.2022 – 19:45. Janë arrestuar dy femra dhe një mashkull shtetas të Serbisë, pasi që me veture kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në R. Kosovë. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur edhe disa mjet pune të cilat janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Demokracia.com/