Lajme
Huqja qesharake e Qeverisë Kurti në njoftimin e vendimit të djeshëm për targat
Demokracia
11:09 | 30 Qershor 2022

Share:

Muaji shtator i ka 30 ditë. Por jo edhe për Qeverinë e Republikës së Kosovës që drejtohet nga kryeministri, Albin Kurti.

Në njoftimin e djeshëm për  vendimin që mundëson regjistrimin me tabela të Republikës së Kosovës të e veturave  me tabela “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, kanë shkruar se regjistrimi do të fillojë nga data 1 gusht 2022 dhe do të zgjasë deri më “31 shtator 2022“

“Me vendimin e parë të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme, është mundësuar që pronarëve të automjeteve të pajisura me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori 1999 deri më datë 21 prill 2022, t’u mundësohet regjistrimi i mjeteve me targa RKS. Sipas këtij vendimi, regjistrimi do të fillojë me datë 01.08.2022 dhe do të zgjasë deri më 31.09.2022”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Media të Kryeministrisë.

Njoftimin për vendim me këtë gabim e ka publikuar ne faqen e tij zyrtare edhe kryeministri Albin Kurti, i cili më pas edhe e ka edituar.

Megjithatë në vendimin që ka bashkëngjitur Kurti në postimin e tij, afati për regjistrim është 1 gusht-30 shtator.

Kjo s’është hera e parë që ndodhin huqje të tilla.Kurti në prillin e vitit 2021 kishte nënshkruar një dokument ku shkruhej emri i Avdullah Hotit si kryeministër.

Të ngjashme