Lajme
Huqja e MINT-it, anuloi tenderin për rezerva duke iu referuar ligjit të shfuqizuar
Demokracia
22:25 | 10 Janar 2024

Share:

Lajmin për anulimin e tenderit e dhanë të martën.

Për shkak të ofertave më të larta se çmimi i kontratës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ndërpreu aktivitetin e prokurimit për rezerva shtetërore.

Në njoftim, ky institucion i referohet nenit 62 të Ligjit për Prokurim Publik.

“Të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime që në masë substanciale e tejkalojnë buxhetin e autoritetit kontraktues për aktivitetin e prokurimit”, thuhet në njoftim.

Por, sipas Ardit Dragushës nga Democracy Plus, ministria iu është referuar nenit që tashmë është shfuqizuar.

Me ligjin e ri të Prokurimit, të cilin MINT-i e ka anashkaluar, theksohet se aktivitetin e prokurimit anulohen kur “tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime që tejkalojnë buxhetin e autoritetit kontraktues për aktivitetin e prokurimit”.

Sipa Dragushës, ministria do të mund të mos e anulonte thirrjen nëse do t’i referohej interpretimit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit.

Ndonëse televizionit ka kërkuar sqarime, nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë, kritika për këtë vendim të ministrisë kanë nga Komisioni Hetimor për Rezerva Shtetërore.

Sidoqoftë, MINT-i kishte paraparë që të blejë 80 mijë kilogramë oriz, 65 mijë litra vaj ushqimor, 80 mijë copa konserva 200 gramë dhe 15 mijë bidona me ujë 10 litërsh.

Krejt këto me vlerë të parashikuar prej 227 mijë euro.

Për këtë tender ministria kishte pranuar dy oferta. “Beni Dona Plast” kishte ofertuar me 238 mijë e 300 euro, ndërsa “Sëeet Bakery” kishte ofertuar me 317 mijë euro.

Nga skandali i fundit me rezervat shtetërore, mbetet të arrestuar dy zyrtarë të MINT, Irfan Lipovica dhe Hafiza Gara dhe biznesmeni Ridvan Muharremi, të cilët tashmë janë liruar nga paraburgimi.KRONIKA E T7

Të ngjashme