Lifestyle
Hunter Biden, djali i presidentit Biden do të publikojë një libër për betejën me varësinë
Demokracia
20:51 | 11 Shkurt 2021

Share:

Djali i presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden do të publikojë një libër me kujtimet e tij lidhur me betejën me varësinë.

Libri do të lansohet në muajin prill të këtij vit, transmeton Demokracia.com

“Unë vij nga një familje të cilën e kanë goditur shumë tragjedi, por e kanë mbajtur të lidhur një dashuri e pathyeshme”, thotë Hunter në librin  e tij, që sipas botuesit të tij, Gallery Book, do të dalë më 6 prill dhe quhet “Beautiful Things”.

Sekretari i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Presidenti Biden dhe zonja e parë, e mbështesin djalin e tyre në publikimiin e librit dhe “admirojnë fuqinë e tij për të folur publikisht lidhur me varësinë”.

Psaki po ashtu shtoi se libri do të jetë shumë personal dhe do të tregojë “udhëtimin personal të Hunter”./Demokracia.com

 

Të ngjashme