Lajme
Hungaria shtyn ratifikimin e pranimit të Suedisë në NATO
Demokracia
18:40 | 31 Korrik 2023

Share:

Deputetët e kryeministrit hungarez Viktor Orbán nuk morën pjesë në një seancë urgjente parlamentare të thirrur nga partitë opozitare për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Seanca legjislative u shty të hënën pasi anëtarët e partisë në pushtet, e cila ka një shumicë prej dy të tretash në dhomë, nuk morën pjesë në mbledhje. Parlamenti mund të miratojë hyrjen e Suedisë në aleancën ushtarake në vjeshtë, u tha gazetarëve ministri Gergely Gulias javën e kaluar.

Kujtohet se nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s, vetëm dy, Turqia dhe Hungaria, nuk e kanë ratifikuar ende protokollin e anëtarësimit të Suedisë në Aleancë, ku Ankaraja nga ana e saj lë të nënkuptohet se kjo mund të bëhet diku në vjeshtën e ardhshme.

Turqia tha “po” pas një takimi trepalësh me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg dhe kryeministrin suedez Ulf Kristerson, duke e detyruar Hungarinë disa orë më vonë të tërhiqej dhe të ndalojë kundërshtimin e saj të supozuar.

Parlamenti i Hungarisë miratoi pranimin e Finlandës në fund të marsit. /Abc news

Të ngjashme