Lajme
“Hungaria nuk i vë sanksione Rusisë”, Orban shpërfill Zenenskyn
Demokracia
14:00 | 25 Mars 2022

Share:

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka thënë se kërkesat e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, janë kundër interesave të Hungarisë.

Orban ka thënë që sanksionet ndaj energjisë ruse do të nënkuptonin që ekonomia e Hungarisë do të ngadalësohej dhe pastaj do të ndalonte brenda pak çastesh.

Refuzimi erdhi pas Zelensky foli për takimin e liderëve të Bashkimit Evropian, specifikisht për Orbanin, i cili konsiderohet si aleati më i afërt i presidentit rus, Vladimir Putin, në Bashkimin Evropian.

Hungaria kufizohet me Ukrainën, dhe ka refuzuar që t’i furnizojë fqinjët e vet me armë, dhe ka refuzuar që furnizimi me armë i Ukrainës të kalojë nëpër kufirin e saj.

Orbani ka thënë që 85 për qind e gazit ukrainas, hde 60 për qind e naftës vjen nga Rusia, dhe bllokimi i eksportit do të thoshte që Hungaria po e paguan çmimin e luftës.

Të ngjashme