Lajme
Hungaria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën
Demokracia
13:35 | 18 Janar 2021

Share:

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Driton Selmanaj, ka pritur sot në takim njoftues Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, József Bencze dhe zëvendës shefin e misionit, Béla Bozsik, me të cilët diskutoi mbi mbështetjen e vazhdueshme, që shteti Hungarez ofron për Republikën e Kosovës, përmes projekteve të ndryshme.

Sipas kumtesës, ambasadori hungarez, potencoi gatishmërinë e shtetit të tij për të ofruar ekspertizë shtesë për Qeverinë e Kosovës, në fushën e Integrimit Evropian. Ambasadori Bencze, bëri të ditur që shteti Hungarez mbetet një ndër mbështetësit e fuqishëm që ka Kosova në institucionet e Bashkimit Evropian.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri Selmanaj falënderoi Ambasadorin Hungarez, për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë në procesin e liberalizimit të vizave si dhe në rrugën drejtë integrimit evropian.

Të ngjashme