Sport
Hungari – Portugali, Francë – Gjermani, Elvis Osmani jep parashikim interesant
Demokracia
11:03 | 15 Qershor 2021

Share:

Kampionati Evropian vjen sot me dy ndeshje jashtëzakonisht joshëse.

Grupi F apo qysh njihet ndryshe edhe si “grupi i vdekjes” pasi janë tri skuadrat e mëdha evropiane që edhe e pretendojnë titullin e kampionit, Franca, Gjermania e Portugalia do të garojnë për dy vendet e para që dërgojnë tutje në këtë kompeticion, Demokracia.com.

Sot nga ora 18:00 në fushë Cristano Ronaldo zbret me Portugalinë e tij për t’u ndeshur me Hungarinë. Portugezët llogaritën favoritë të mëdhenj por ky nivel i garave shpesh di të sjellë shumë të papritura, andaj edhe pritet ndeshje e madhe

Gjithsesi, ajka e ditës së pestë e Kampionatit Evropian është sfida e mbrëmjes ku ndeshën Franca e Gjermania.

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Elvis Osmani në një bisedë për Demokracia.com, ka analizuar këto dy takime ku sipas tij pritet të sjellin spektakël në fushë.

 

Portugali – Hungari ora 18:00

Elvis Osmani: Mendoj se lojërat e zhvilluara deri tani ishin shumë të mira, pa befasi me përjashtim të Finlandës e cila befasoi për të mirë. Sa i përket favoritëve për ta fituar Evropianin mendoj se janë 4 apo 5 kombëtare, por favoritët kryesorë për mua janë Italia dhe Franca pasi përpos që kanë individë të jashtëzakonshëm mendoj se si grup përformojnë shumë mirë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, Hungari – Portugali, edhe pse Hungaria nuk është kombëtare që mposhtet lehtë,  këtë takim besoj që e fiton Portugalia.

Francë – Gjermani ora 21:00

Elvis Osmani: Gjermanet nuk janë ata të para disa viteve, arsyeja  është edhe deri diku ndërrimi i gjeneratës. Në anën tjetër Franca si gjithnjë me shumë cilësi brenda grupit dhe me shume yje bën që për mua të jetë favorit absolut në këtë takim. /Demokracia.com

Të ngjashme