Sport
Hungari – Portugali përcillet nga 61 mijë tifozë në stadium, hungarezët “vërshojnë” rrugëve në Budapest
Demokracia
16:38 | 15 Qershor 2021

Share:

Kombëtarja e Hungarisë dhe ajo e Portugalisë do të përballet mesvete në kuadër të Grupit F në Kampionatin Evropian “Euro2020”.

Kjo përballje do të zhvillohet në prezencën e 100 për qind të kapacitetit të stadiumit në “Puskas Arena” në Budapest, shkruan Demokracia.com.

Rreth 61 mijë tifozë pritet të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit për të përcjellur nga afër këtë sfidë të grupit siç njihet, “grupi i vdekjes”.

Mijëra tifozë hungarezë tashmë kanë “pushtuar” rrugët e kryeqytetit, në Budapest në prag të kësaj sfide.


Ky ballafaqim starton nga ora 18:00.

Në Grup me Hungarinë dhe Portugalinë janë edhe Franca e Gjermania që përballen sonte nga ora 21:00. /Demokracia.com

Të ngjashme