Lajme
Humvee amerikane që pretendohet se ushtroi grupi i Radojiçiqit me to, çka dihet dhe çka po thonë ShBA?
Demokracia
16:46 | 14 Tetor 2023

Share:

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka deklaruar se Qeveria dhe Ushtria e Serbisë mund ta kenë shkelur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrën e përdorimit të mjeteve ushtarake amerikane. Ndaj këtyre pretendimeve, tashmë kanë reaguar edhe Departamenti i Shtetit amerikan. Çfarë u tha?

Duke folur për për mediumin “Defence News”, Maqedonci ka ngritur pikëpyetje se mund të jetë shkelur një marrëveshje e Serbisë me ShBA-së.

Kryeministri Albin Kurti para disa ditësh deklaroi se terroristët që sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator, u trajnuan në Serbi. Sipas tij, pamjet tregojnë që grupi ushtroi edhe me një automjet ushtarak Humvee, i prdhuar nga ShBA, më konkretisht “AM General”.

Të tilla, automjete, kanë edhe autoritetet e sigurisë në Kosovë.

“Rregullat që aplikohen për neve – siç jam i sigurt që janë të aplikueshme edhe për shtete të tjera – si sigurimi i pajisjeve ushtarake siç janë Humvee, duhet të ketë një miratim nga Kongresi dhe një çertifikatë të përdoruesit përfundimtar.” – ka thënë fillimisht ministri.

“Këto sisteme janë të dizajnuara në atë mënyrë që pajisjet ushtarake të prodhuara nga ShBA-ja të mos përdoren në sulme terroriste. Ky rast ngre pikëpyetje për shkeljet e marrëveshjeve të tilla nga Serbia.” – u shpreh tutje ai.

Përgjigja nga DASh dhe kompania

Gjatë viteve 2012 dhe 2017, ShBA-ja ia dha ushtrisë serbe si donacion rreth 40 automjete të blinduara Humvee. Veç kësaj, Serbia edhe ka blerë Humvee nga kompania amerikane “Am General”, dhe sipas këtij mediumi, në korrik të këtij viti u pajis me 66 të tilla nga gjithsej 118.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, duke folur mbi këto deklarata të ministrit, i tha mediumit se “Qeveria është duke e shikuar këtë çështje”.

“ShBA-ja i merr seriozisht të gjitha pretendimet për përfshirjen e pajisjeve të ofruara nga ShBA kudo në botë.” – ka thënë ky zëdhënës.

Ndërkohë rreth deklaratave ka folur edhe një zëdhënës i kompanisë “AM General” duke u shprehur se “kompania nuk mund të flaës për përdorimin e mjeteve nga konsumatorët”.

“AM General me sukses ka shëprndarë automjetet te Serbisë, duke ndjekur procesin e shitjeve direkte tregtare, që përfshinë edhe sigurimin e autorizimit të nevojshëm nga një licensë e eksportit nga Qeveria Amerikane.” – ka deklaruar ky zëdhënës sipas mediumit.

Procesi i Shitjes së Drejtpërdrejtë Tregtare përdoret për të eksportuar mallra ushtarake amerikane nga një kompani amerikane e bërë sipas një licence të Departamentit të Shtetit, në krahasim me një proces të shitjes ushtarake të huaj, i cili organizohet nga Departamenti i Mbrojtjes.

Jo më larg se mëngjesin e së shtunës, Policia e Kosovës gjeti sërish armë gjatë një aksioni në veri të vendit, që lidhet me hetimet e sulmit të 24 shtatorit në Bajnskë, ku po ashtu, ishte gjetur armatim që parashihet ta ketë vlerën rreth pesë milionë euro.

Policia, njoftoi si vijon për armatimin e gjetur sot:

• 87 copë eksploziv të tipit TM 100

• 3 granata hedhës dore (zola)

• 1 armë automatike AK-47

• 1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD

• 14 karikatorë

• Municion të kalibrave të ndryshëm

• 63 detonatorë elektrik

• 23 detonatorë mekanik

• 1 orë për aktivizim

• 1 granatë dore M79

• 3 tuba fitila ndezës

• Çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore (jelek për bartje të karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri etj.

Të ngjashme