Lajme
Humolli kritikon VV-në për bojkotimin e seancës për policët: Ky është një lloj grushtshteti
Demokracia
12:47 | 19 Tetor 2023

Share:

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka deklaruar se sjellja e Lëvizjes Vetëvendosje – deputetëve dhe qeverisë – është mosrespektim i institucioneve të Kosovës.

“Ky është një lloj grushtshteti që bëhet kundër institucioneve. Kemi parë grushtshtete që bëhet nga opozita…”, është shprehur Humolli.

“Siguria po goditet dhe jo rastësisht kemi parë grupe nga Serbia që kanë marrë guximin të futen. E kanë bërë këtë sepse kanë parë dobësimin e institucioneve të sigurisë. Këto veprime çojnë mesazh për destabilizim”.

Humolli ka ftuar deputetët, sidomos ata të shumicës parlamentare që ta mbajnë fjalën e dhënë gjatë fushatës zgjedhore.

Të ngjashme