Makina e re elektrike Hummer 110 mijë dollarëshe mund të lëvizë në mënyrë diagonale.
Hummer ka prezantuar makinën e re elektrike, shkruan Demokracia.com.
Kamion i ri ka disa karakteristika të sofistikuara, duke përfshirë diçka që e quan si ‘ecja e gaforres’ e cila lejon makinën të lëvizë, si një gaforre.
Karakteristika lejon që rrotat e makinave të lëvizin në një kënd diagonal ndërsa trupi i makinës mbetet i drejtë, karakteristikë kjo që mund të hyjë në punë gjatë parkimit.
Çmimi i kësaj makine do të jetë diku rreth 110 mijë dollarë dhe nuk do të hyjë në prodhim deri në fillim të vitit 2023.
Disa modele (pak) më të lira thuhet se përfundimisht do të bëhen të disponueshme duke filluar nga $ 80 mijë dollarë. /Demokracia.com/
https://www.youtube.com/watch?v=HwLvqvcWEos