Të gjithë në një periudhë të caktuar të jetës duam të humbim disa kilogramë, por kur dëgjojmë fjalën dietë ne e urrejmë atë.
Kjo sepse kur ndiejmë se jemi të privuar nga ngrënia e disa ushqimeve dhe jemi të përkushtuar ndaj një diete të rreptë, dëshira jonë për të ngrënë këto ushqime rritet.
Demokracia.com ju sjell disa nga ushqimet që ju ndihmojnë të humbisni peshën e tepruar pa pasur nevojë për dietë strikte:
Kanella
Pluhuri i kanellës ka një aftësi magjike për të djegur dhjamin dhe dyfishuar shpejtësinë e metabolizmit, thjesht shtoni një lugë kanellë në pijet tuaja të nxehta dhe kur përgatitni ushqime të ndryshme, ajo do t’i shtojë asaj një shije të mrekullueshme përveç lehtësimit të procesit të humbjes së peshës.
Tërshëra
Një nga ushqimet ideale për humbjen e peshës, ngrënia e tij jep një ndjenjë të shpejtë të ngopjes për një kohë të gjatë, e cila zvogëlon nevojën tuaj për të ngrënë, përveç kësaj është e pasur me përbërës natyralë të dobishëm për shëndetin e trupit dhe zemrës, dhe ju jep energjinë që ju ndihmon të vazhdoni detyrat tuaja për aq kohë sa të jetë e mundur gjatë ditës.
Ujë i nxehtë
Një nga zakonet që vëzhgojmë te dietistët e rreptë është dëshira e tyre për të pirë një filxhan të madh me ujë të ngrohtë çdo mëngjes dhe me dëshminë e tyre, ky truk ndihmon shumë në procesin e humbjes së peshës.
Kur uji i nxehtë përshkon trupin, ai e stimulon atë të sekretojë djersën, e cila ndihmon në djegien e yndyrave, dëbimin e toksinave të dëmshme nga trupi dhe pastrimin e qarkullimit të gjakut.
Caj xhinxheri
Çaji i xhenxherit përdoret për humbje peshe për shkak të vetive të tij që ndihmojnë në rritjen e shpejtësisë së metabolizmit përveç stimulimit të qarkullimit të gjakut në trup dhe pastrimit të trupit nga toksinat.
Çaji i xhenxherit ndihmon gjithashtu në uljen e ndjenjave të urisë dhe oreksit, duke e bërë atë ideal për humbjen e peshës.
Demokracia ju sjell edhe një recetë e cila do të ju ndihmojë të bini në peshë : Merrni gjysmë trangulli dhe prejeni atë në kubëza, disa kubëza ananas (1/5), pak xhinxher të freskët, shtrydhni një çerek limoni dhe mbushni një gotë me ujë. Përzini të gjithë përbërësit në një blender dhe me këtë pije, ju do të humbisni 1-2 kilogramë në javë. /Demokracia.com/