Sport
Humbje shokuese e Juventusit nga Benevento, Lazio i Muriqit fiton në “Dacia Arena”
Demokracia
16:58 | 21 Mars 2021

Share:

Juventusi e ka pësuar një humbje të hidhur duke bërë një hap mbrapa për titullin e kampionit në Serie A.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Serie A, Juventusi ishte nikoqir i Beneventos, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja që u zhvillua në “Allianz Stadium” i takoi mysafirëve me rezultat minimal, 0:1.

Gaich e realizoi golin e vetëm dhe të fitores për Beneventon në minutën e 69-të të ndeshjes.

Ndryshe, me këtë fitore, Benevento mbetet në vendin e 16-të me 29 pikë të tubuara, kurse Juventusi në vendin e tretë me 55 sosh.

Nga ana tjetër, Lazio e ka mposhtur Udinesen me rezultat minimal, 0:1 në “Dacia Arena” me golin e shënuar nga Marusiq (’37).

Në këtë ndeshje, sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi luajti 66 minuta, por pa arritur të lë “gjurmë”. /Demokracia.com

Të ngjashme