ShowBiz
Humbja tragjike e nënës, rrëfehet mes lotësh Ana Lika: Bota ime u shemb, kuptova që nuk do ta përqafoja më
Demokracia
21:45 | 30 Qershor 2024

Share:

Aktorja e njohur nga Shqipëria, Ana Lika, ka humbur nënën pak muaj më parë.

E ftuar në “S’e luan topi”, ajo ka rrëfyer momentet e fundit me të si dhe për telefonatën që nuk do të donte ta merrte kohë.

“U rritëm brenda 24 orëve. Mëngjesin e 25 vjetorit mora një telefonatë që kurrë nuk do të doja ta merrja, pas atij mëngjesi bota ime u shemb, thjesht jam kthyer në Tiranë brenda natës”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Artistja shqiptare theksoi: “Kuptova që nuk do ta përqafoja më edhe pse kur u nis për Itali më premtoi që do të kthehej prapë. 48 vjeçe ndërroi jetë. Më mbetën peng shumë gjëra, por thellë thellë më njihte shumë mirë, mjaftonte të më shihte në sy dhe kuptonte se çfarë kisha unë në ato momente”.

Ilda Gjoni, motra e madhe e Ingrid dhe Inis Gjonit humbi jetën ditën e Krishtlindjes vitin e kaluar.

Ana thotë ndër tjerash se i ka mbetur peng që nuk i ka thënë mjaftueshëm se sa e donte.

Të ngjashme