Sport
Humbja në “tavolinë” dhe eliminimin nga Kupa e Kosovës, tifozët kërkojnë largimin e kryesisë së Feronikelit ‘74
Demokracia
16:30 | 14 Shkurt 2023

Share:

Tifogrupi që mbështet skuadrën e Feronikeli ’74, “Tigrat e Zi”, kanë reaguar ashpër për humbjen në “tavolinë” të ekipit të tyre dhe eliminimit nga Kupa e Kosovës.

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka miratuar si e bazuar ankesën e Trepçës ’89 për ndeshjen e Kupës së Kosovës kundër Feronikelit ’74, duke e regjistruar takimin e 1/8 së finales me rezultat zyrtar 0:3 në favor të ekipi mitrovicas, shkruan Demokracia.com.

Sipas njoftimit, Feronikeli ’74 kishte aktivizuar në lojë gjashtë lojtarë që nuk janë të regjistruar konform rregullores për regjistrim, statusin dhe tranferimin e lojtarëve.

Tifozeria “gjelbërebardhë” nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare kanë kërkuar largimin e kryesisë së klubit.

REAGIMI I PLOTË:

Të dashur tifozë dhe qytetarë të Komunës se Drenasit.

FC Feronikeli sot zyrtarisht është eleminuar nga Kupa e Kosovës nga FFK.

Lojtarët në ndeshjën e Kupës se Kosovës kundër Trepçës’89 dhanë gjithçka nga vetja për të arritur fitorën 1-0 dhe për të kaluar tutje në Kupën e Kosovës.

Trepça’89 arriti ta fitoj ndeshjën në tavolinë me rezultat 3-0, për shkak të mos regjistrimit të 4 lojtarëve të ardhur në klub si perfocime.

Por kjo nuk shkoj ashtu siç deshiruam ne tifozët pasi janë disa që nuk janë aq pergjegjës në këtë punë që e kanë për detyrë ta kryjnë regjistrimin e tyre.

FC Feronikeli është emer më i madh dhe më i dashtun se ju, largohuni vet nga klubi sepse nuk mundeni me lu me ndjenja të lojtarëve dhe tifozëve.

FERONIKELI – Dashuri që s’shuhet kurrë./Demokracia.com/

Të ngjashme