Sport
Humbja në finale tërboi tifozët e Feyenoordit, Rotterdami ishte në flakë pas takimit – mbi 70 të arrestuar
Demokracia
12:29 | 26 Maj 2022

Share:

Dje kishte përplasje masive mes tifozëve dhe policisë në lidhje me finalen e Konferencës së Ligës.

Këtë herë jo në Tiranë, ku u luajt finalja mes Romës dhe Feyenoordit, por në Rotterdam, qytetin e skuadrës holandeze.

Pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes, në fakt ka shpërthyer zemërimi i tifozëve të cilët kanë hedhur fishekzjarre, gurë, gota dhe shishe drejt policisë – pasi ekipi i tij humbi finalen me rezultatin 1:0.

Qyteti, në fakt, ishte përgatitur që tifozët të ndiqnin ndeshjen, me disa ekrane të mëdha në sheshe dhe gjithashtu në stadiumin De Kuip.

Në përleshje u plagosën dy policë, si dhe policia u detyrua të përdorte edhe gaz lotsjellës.Sipas mediave holandeze 72 tifozë të Feyenoordit janë arrestuar./Demokracia.com/

Të ngjashme