Lajme
Humbja e vogëlushit në Gjilan, deklarohet policia
Demokracia
23:47 | 27 Prill 2025

Share:

Një fëmijë 8-vjeçar është zhdukur sot në Gjilan.

Janë familjarët ata që kanë njoftuar humbjen e djalit të tyre, duke treguar se ai është autik.

Ai  ishte larguar nga shtëpia sot më 27 prill, në ora 15:30.

Lidhur me këtërast është deklaruar edhe policia e Kosovës, përmes zëdhënësit Ismet Hashani.

“Njësitet policore relevante ekipe të K-9, FSK, ekipe të kërkim shpëtimit dhe qytetarë të shumtë janë në kërkim të fëmijës të lindur më 2016, ku sipas deklaratës së prindit i njëjti nuk është kthyer në shtëpi”, tha zëdhënësi rajonal i Policisë në Gjilan.

“Kush do që ka çfarë do informate për vendndodhjen e tij të lajmërojë menjëherë Policinë e Kosovës në Gjilan në nr. 192“, theksoi ai.

Të gjithë që mund të kenë informata mund të telefonojnë edhe në numrin e familjes: 049/902-750.

 

Të ngjashme
Lajme • 27 Prill 2025