Sport
Humbja e sontme nga Spanja, kjo është renditja tabelore në grupin e Kosovës
Demokracia
22:45 | 31 Mars 2021

Share:

Kosova ka pësuar humbje dinjitoze nga superfuqia botërore e futbollit, Spanja.

Në “La Cartuja” të Sevillës, Spanja ishte nikoqire e “Dardanëve”, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e vlefshme për ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022” i takoi Spanjës me rezultat 3:1.

Olmo (’34), Torres (’36) dhe Moreno (’75) i shënuan golat për “Furinë e Kuqe” sonte.

Ndërkaq, për Kosovën realizoi mesfushori Besar Halimi (’70) i cili shënoi gol spektakolar.

Pas tri ndeshjeve, Spanja është lidere e grupit B me shtatë pikë pas tri ndeshjeve, kurse Kosova ndodhet në vendin e pestë pa pikë me vetëm dy ndeshje të zhvilluara. /Demokracia.com

Të ngjashme