Sport
Humbja e parë këtë edicion, Isufi: Ulpiana fitoi me meritë
Demokracia
15:46 | 31 Tetor 2021

Share:

Skuadra e Ballkanit ka pësuar humbjen e parë këtë edicion në duelin e javës së 12-të kampionale.

“Portokallezinjtë” kanë pësuar 2-1 nga Ulpiana në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, përcjell Demokracia.com.

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi pas ndeshjes ka deklaruar se Ulpiana e fitoi ndeshjen me meritë.

“Një pjesë e parë ku dhamë shumë, por nuk patëm qetësi para portës. Edhe portieri bëri disa ndërhyrje. Pjesa e dytë nisi mirë, shënuam, por ramë në presion. Ulpiana mori kontrollin e ndeshjes”, deklaroi Isufi.

“Në minutat e fundit nuk arritën të kontrollonim ndeshjen. Ndodhin këto. Ndeshja duhet të analizohet. Pjesa e parë ishte e jona, kurse e dyta e Ulpianës. Fitore e merituar e Ulpianës”, tha Isufi për Art Sport. /Demokracia.com

Të ngjashme