Sport
Humbja e madhe me largimin e Suarezit dhe ardhjet e reja te Barcelona
Demokracia
12:13 | 12 Shkurt 2021

Share:

Barcelona u vlerësua se pësoi humbje të madhe me largimin  e Luis Suarezit, derisa katalunasit kanë nisur të hulumtojnë për zëvëndësimin e tij, transmeton Demokracia.com.

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland dhe ylli i Real Sociedad Alexander Isak janë dy emrat e mundshëm për ta veshur fanellën e Barcelonës. Lidhur me këtë qështje ish futbollisti i njohur Luis Garcia ka thënë se largimi i sulmuesit uruguaian ishte një humbje e madhe.

“Largimi i Suarez ishte një humbje e madhe. Unë mendoj se Barcelona ishte paksa në rrëmujë me kryetarin, trajnerin e ri që erdhi dhe situatën me Lionel Messin.  Për Barcelonën kjo është humbje e madhe për shkak se është e vështirë që të gjejmë një qendërsulmues, e sidomos në një kohë pandemie ku mungojnë edhe paratë”, vlerësoi Garcia.

Garcia mendon se përveç Haaland edhe Alexander Isak nga Real Sociedad është një sulmues  të cilin ai e pëlqen shumë pasi ka cilësi fantastike me top. /Demokracia.com

Të ngjashme